Suksesi i mjekëve shqiptarë jashtë vendit



Suksesi i mjekëve shqiptarë jashtë vendit

22:20 10/05/2020

Formojnë federatë dhe ftojnë kolegët për t’u kualifikuar më shumë

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë vijon ngritjen e strukturave dhe degëve të Federatës në të gjitha shtetet europiane që ka mjekë nga Shqipëria dhe Kosova. Në Roterdam të Holandës u mbajt konferenca e 5 vjetore, e cila ishte e akredituar dhe pjesëmarrja vlerësohej me 6 kreditë, duke u dhënë mundësinë mjekëve pjesëmarrës që të kualifikohen nga ana profesionale. Drejtuesja e Federatës së Mjekëve, Elona Meta Haubrich, e cila është njëkohësisht edhe mjeke në Gjermani,

ka thënë se një nga qëllimet e konferencës është edhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve në Europë.

Pjesë e kësaj federate janë rreth 600 mjekë, ndërkohë që po ngrihen rrjetet në shumë shtete për të identifikuar të gjithë punonjësit shëndetësorë me origjinë shqiptare, pasi numri i tyre është shumë i lartë.

Drejtuese e degës së Holandës është zgjedhur Ilda Fouquet, mjeke stomatologe, e cila pas një qëndrimi disa vjeçar në Francë, prej gati dy vitesh është transferuar në Amsterdam.

Përfaqësueset e Federatës së Mjekëve zhvilluan edhe një takim me Ambasadoren e Shqipërisë në Hagë dhe me Ambasadorin e Kosovës, për të ngritur urat e bashkëpunimit. Ambasadorja e Shqipërisë, Aida Sakiqi e mbështeti këtë bashkëpunim mes mjekëve. E pyetur për komunitetin shqiptarë në Holandë ajo tha se numri i emigrantëve po rritet.

Klan Plus



Të ngjashme