Sulm me armë dhe homofobi, Neymar në hetim



Sulm me armë dhe homofobi, Neymar në hetim

12:59 15/05/2021

Gjykata braziliane rihap çështjen ndaj yllit të futbollit, një zyrtar dhe aktivist i shoqatës LGBT ngriti padi

Një zyrtar shteti në Brazil dhe aktivist i shoqatë së homoseksualëve LGBT+, ka vendosur të ngrejë një padi ndaj yllit brazilian të futbollit Neymar. Sipas tij, sulmuesi i Parisit ka bërë disa gjeste homofobike dhe e ka akuzuar gjithashtu për një sulm të armatosur ndaj tij që është inicuar nga futbollisti.

Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediat braziliane, që konfirmojnë se hetimet kanë nisur prej kohësh. Agripino Magalhães gjithashtu ka akuzuar avokatin e sulmuesit, Davi de Paiva Costa Tangerina, për kërcënime me vdekje.

Ai në gjykatë është shprehur se ka frikë nga kërcënimet ndaj tij dhe ndërron vazhdimisht vendndodhje dhe nuk mund të stabilizohet në një punë, për shkak se mund ta gjejnë dhe t’i rrezikojnë jetën.

Magalhães kërkon një dëmshpërblim prej rreth 1 milion eurosh nga Neymar për gjithë shqetësimet psikologjike që pretendon t’i jenë shkaktuar nga ylli i PSG. Kjo çështje qe mbyllur nga gjykata në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Neymar rezultoi të ishte mik i ngushtë me prokurorin e çështjes dhe ky i fundit nuk kishte pretenca për çështjen. Megjithatë, gjykata ka dalë me një tjetër vendim, duke emëruar një prokuror të ri dhe rinisur hetimet për akuzat ndaj Neymar.

Klan News







Të ngjashme