Paris- Dy persona kanë ndërruar jetë ku njëri prej tyre është autori i sulmit me thikë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Operas në qendër të Parisit, Francë. Gjithashtu disa persona të tjerë janë plagosur, raportojnë mediat franceze.

Autori i kësaj ngjarje, i cili nuk është identifikuar akoma është qëlluar për vdekje nga policia.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se janë shokuar, duke përshkruar se si njerëzit vraponin për tu larguar nga zona.

Deri më tani nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarje.

/tvklan.al