Sulmet po përdoren për të penguar 28 vjeçaren për të kënduar në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris

Që pas lajmeve të mediave franceze për pjesëmarrjen e këngëtares Aya Nakamura, e cila mund të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ka patur sulme të shumta raciste drejtuar saj.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pas ankesës së bërë nga një organizatë e cila lufton racizimin.

28-vjeçarja është stigmatizuar nga e djathta ekstreme dhe ka qenë subjekt i sulmeve të shumta raciste që nga njoftimi në fund të shkurtit nga e përjavshmja “L’Express” që hidhte dyshime se ajo mund të këndonte në Lojërat Olipmpike që do të mbahen në Paris.

Megjithatë, duhet theksuar se pjesëmarrja e saj ende nuk është konfirmuar nga këngëtarja, por edhe nga organizatorët e Lojërave Olipmike.

Përballë sulmeve të përsëritura që shënjestronin këngëtaren franceze e cila fitoi famë në botë falë hitit të saj “Djadja”, Ministrja e Kulturës, Rachida Dati i doli menjëherë në mbrojtje duke thënë se sulme të tilla janë të papranueshme.

Aya Nakamura, një nga artistet më në zë në Francë, publikoi albumin e saj të katërt “DNK” vitin e kaluar.

Klan News