kanadaShefi i sigurisë së parlamentit kanadez, 58-vjeçari Kevin Vikërs, është pritur si hero në nisje të seancës plenare të dhomës së deputetëve.

Ai ekzekutoi në brendësi të godinës 32-vjeçari Majkëll Zehaf-Bibo’, personin përgjegjës për aktin terrorist të një dite më parë që i mori jetën një ushtraku kanadez, teksa kryente detyrën e rojës së nderit në Memorialin e të Rënëve përballë godinës së parlamentit.

Institucionet qendrore kanadeze kanë rifilluar normalisht nga puna edhe pse masat e sigurisë janë shumë të larta.

Pas aktit terrorist, kryeministri Stefën Harpër deklaroi se Kanadaja nuk do të gjynjëzohej përpara çdo kërcënimi terrorist dhe se ngjarja është një komplot i mirëorganizuar dhe i frymëzuar nga Shtetit Islamik.

Majkëll Zehaf-Bibo’ qëlloi fillimisht rojet ushtarake të Memorialit të të Rënëve, njëri prej të cilëve vdiq më vonë në spital nga plagët e marra.

Në total 4 persona mbetën të plagosur në këtë sulm. Më pas, 32-vjeçari i konvertuar në fenë muslimane, ka hyrë në mjediset e parlamentit, ku dhe është ekzekutuar pas një shkëmbimi zjarri.

Autoritetet pranuan se incidenti i gjeti të papërgatitur forcat e rendit, ndërsa mësohet se ato i kishin pezulluar Zehaf-Bibos para pak kohësh pasaportën ndërkombëtare për shfaqje të simpatisë ndaj xhihadistëve. Ky person ndërkaq rezulton i skeduar nga policia për akuzat e posedimit të lëndëve narkotike dhe për grabitje.

Tv Klan