Sulmuesi argjentinas bëhet viral, pas gabimit të pabesueshëm përpara porte


Sulmuesi argjentinas bëhet viral, pas gabimit të pabesueshëm përpara porte

23:20 27/07/2021

Argjentinasi Nicolas Reniero i ka bërë të gjithë të qeshin me gafën që bëri përpara porte në takimin e kampionatit Argentinos Juniors-Neuell Old Boys.

Gjëja më e thjeshtë ishte që ta shtynte topin në portë e të shënonte gol, por lojtari i Argjentinës bëri të pamundurën, duke goditur mbi tra.

Ndërsa shokët e tij nuk po u besonin syve, rivalët e Neuell Old Boys morën frymë të lehtësuar.

Për fatin e mirë të futbollistit, takimi përfundoi me fitoren e skuadrës së tij, ndryshe gabimi i pafalshëm që bëri, do të sillte me vete të tjera pasoja.

Por dështimi i tij përpara porte është bërë mjaft viral dhe nuk janë vetëm argjentinasit ata që e komentojnë dhe bëjnë shaka me të.

Por fubollistit do t’i duhet kohë që ta lërë këtë ndeshje pas. Goli për të do të ishte një lehtësim i madh, pasi më herët kishte pasur dy raste të mira për të shënuar, por edhe në dy tentativat e mëparshme dështoi.

Klan News






Të ngjashme