Mbrëmja e 19 Shkurtit rezervoi një spektakël të veçantë për soditësit e qiellit, ishte mbrëmja e Superhënës, apo siç njihet ndryshe Superhëna e Dëborës.

Hëna e plotë, më e madhja për këtë vit shndërrimi mbi Romë, Athinë, Madrid, Lisobonë, por edhe Nju Jork, Buenos Aires e Pekin.

Gjatë Superhënës, sateliti i Tokës gjendet në pozicionin më të afërt me planetin tonë, për rrjedhojë shfaqet edhe më i madh e i shndritshëm.

Fenomenit të përvitshëm i parapriu një tjetër spektakël edhe më i rrallë, Eklipsi i Superhënës së përgjakur, të ndodhur më 21 Janar.

Tv Klan