Gara për titullin, Europën dhe mbijetesën në një ditë

Java e 33 e Superligës kulmon me derbin Partizani-Tirana, ku të dy ekipet janë matematikisht në lojë si për titullin edhe për një vend në kupat e Europës. Në 3 të mëparshmit për këtë sezon, të kuqtë kanë fituar dy, ndërsa një është mbyllur në barazim.

Kësaj here 1 pikë do të jetë pak për të dy ekipet, pasi po afron fundi dhe rrezikohet të mbeten jashtë synimeve dhe të përfitonin rivalët. Maja e sulmit te të kuqtë pritet të jetë dyshja Junior – Çinari, ndërsa të bardheblutë pritet të jetë Seferi.

Derbi do të nisë në orën 19:00, ndërsa të gjitha përballjet e tjera në 3 orë më herët. Teuta kryesuese do të luajë me Kastriotin që do të largohet sa më shumë nga zona e rënies, ku gara është e fortë mes Skënderbeun dhe Bylisin.

Pikërisht në fushën e mallakastriotëve do të luajë Vllaznia që ka shpërdoruar shumë në javët e fundit. Ndërkohë korçarët do të luajnë me laçin që beson ende te titulli kampion, pasi me vendin e parë e ndan vetëm 1 pikë.

Sfida tjetër e ditës Apolonia – Kukësi vendos përballë ekipe që nuk i përmbushën dot objektivat. Fierakët janë thuajse të rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa për skuadrën e Josës nuk ka Europë këtë sezon. 

Tv Klan