Diego Maradona ka tërhequr përsëri vëmendjen e mediave, por këtë herë për shkeljet ligjore.

Ish-ylli argjentinas ka publikar një video ku shihet duke mbërritur në stërvitjen e Gimnasia La Plata me një BMW spektarolare, model sportiv me 400 kuaj/fuqi që arrin 100 km/h për 4 sekonda, e cila vlen rreth 200 mijë Euro.

Deri këtu duke gjithçka normale, pasi ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit ka treguar shumë nga makinat në koleksionin e tij gjatë qëndrimin në Dubai. Por ky automjet është diçka që kalon normalen, pasi BMW është e pajisur me drita dhe sirena, të cilat janë të rezervuara ekskluzivisht vetëm për automjetet e policisë.

Me këtë akt të paprecedentë, ish-ylli argjentinas ka shkelur nenin 32 dhe 61 të ligjit argjentinas për trafikun kombëtar.

Në të kaluarën, Maradona befasoi shokët e tij të skuadrës duke mbërritur në seancën stërvitore të Boca Juniors me një kamioni spektakolar të markës Scania, ndërsa në raste të tjera ai shkonte me Ferrari ose automjete të tjera luksoze.

Klan Plus