Nuk konfirmohet ende pjesëmarrja e Kosovës

Kosova kishte refuzuar me ngulm që të jetë pjesë e mini-Shengenit Ballkanik, madje për këtë çështje kishte qëndrime të njëjta të të gjithë liderëve institucional dhe partiak.

Por nga ky qëndrim u desh të zmbrapjes Kryeministri Avdullah Hoti, pasi një ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit ishte pjesëmarrja e Kosovës në mini-Shengenin Ballkanik.

Kryeministri Avdullah Hoti për takimin e së premtes i cili është në kuadër të mini-Shengenit Ballkanit ende nuk ka marrë ftesë, e që organizohet nga Serbia.

Për këtë çështje është diskutuar edhe gjatë vizitës që Kryeministri Hoti në Maqedoninë e Verit ku Kryeministri maqedonas Zaev ka thënë se në takimin e së premtes do të kërkojë nga liderët rajonal që edhe Kosova të marrë pjesë në këto takime.

Kryeministri Hoti vazhdimisht kishte qenë kundër kësaj iniciative, madje edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington ka deklaruar se këtë pikë e ka nënshkruar vetëm pse i është kërkuar nga SHBA.

Tv Klan