Task Forca e Turizmit në Krujë, promovim i produkteve artizanale

Task Forca e Turizmit në Krujë, promovim i produkteve artizanale

15:24 12/07/2019

Task Forca e Turizmit është mbledhur në Krujë ku në fokus të diskutimeve ka qenë zbatimi i ligjit të zejeve. Ky ligj i kërkon krijimin e komuniteteve të tilla në çdo pikë turistike me qëllim mbrojtjen dhe promovimin  e produkteve tradicionale shqiptare.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit: Ligji i zejeve i miratuar në vitin 2016 haptazi mbron rikthimin e zanatit në realitetin shqiptar, haptazi kërkon ringritjen e strukturave të cilat duhet të mbrojnë të gjithë komunitetin e zejtarëve në vendin tonë dhe për këtë është krijuar dhe funksionon dhoma kombëtare e zejeve që kërkon që të gjitha zonat turistike të krijojnë komitetin e zejtarëve. Edhe në Krujë është krijuar ky komitet , ka përfaqësues por ende nuk është i plotë.

Qëllimi i këtyre

politikave në Krujë është promovimi i punimeve artizanale si ofertë e shtuar në

paketën turistike që ofron vendi ynë.

Tv Klan

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI