Vetëm 29 vjeçe dhe Taylor Swift është personazhi i famshëm më i paguar në botë për 2019.

Revista Forbes ka

publikuar listën vjetore të 100 personave të famshëm më të paguar ku Swift

është renditur e para.

Nëse në 2018 ylli

I popit kishte arritur të fitonte 266.1 milionë dollarë kryesisht nga turi i

saj, që në muajt e parë të këtij viti ajo ka fituar tashmë 185 milionë dollarë,

falë edhe suksesit të dy këngëve të reja ME! Dhe You Need To Calm Doën.

Në vendin e dytë

renditet Kylie Jenner me 170 milionë dollarë, të fituara kryesisht nëpërmjet

kompanisë së saj të produkteve kozmetike “Kylie Cosmetics” dhe në vend të tretë

Kanye West i cili ka grumbulluar 150 milionë dollarë për 2019.

Për Taylor Swift kjo nuk është hera e parë që kryeson këtë listë. Edhe në vitin 2016, ajo u rendit e para me 170 milionë dollarë fitime.

Tv Klan