Shkak pandemia e koronavirusit

Fansat e Taylor Swiftit do të duhet të presin edhe një kohë për të parë performancën e saj live. Këngëtarja 31-vjeçare ka bërë të ditur se një turne i saj i parashikuar që të mbahej së shpejti është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan People.

“Më pëlqen kur shpërndaj lajme të mira apo të shpërndaj projektet e mia. Gjëja që më së shumti urrej në botë është kur më duhet t’ju them gjëra të këqija. Më vjen keq por nuk mund të mbahet turneu që kisha paralajmëruar”, ka shkruar ajo.

Swift kishte paralajmëruar në Prillin e vitit të kaluar se turneu i saj ishte shtyrë për t’u mbajtur në vitin 2021 mirëpo edhe tani kushtet me pandeminë nuk e bëjnë të mundur këtë gjë.

Taylor Swift është njëra prej këngëtareve më të suksesshme në botë dhe fituese e shumëfishtë e çmimeve prestigjioze “Grammy”.

Klan News