Adoleshentes suedeze do t’i kushtohet një dokumentar për aktivizmin

Greta Thunberg, suedezes e cila ishte në radhën e parë të aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, do t’i kushtohet një dokumentar, që do të publikohet vitin e ardhshëm. Filmi do të sjellë historinë e 16-vjeçares, e cila sapo është shpallur nga “Times” si “Personi i vitit”.

Thunberg u bë e njohur kur zgjodhi të mos ndjekë mësimet, por doli duke protestuar para Parlamentit suedez, për nevojën e ndërhyrjes urgjente në luftën kundër ndryshimit klimatik.

Protesta e saj u bë jehonë në mediat botërore, duke u kthyer dhe në një lëvizje globale. Më pas Greta mbajti dhe një fjalim në Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike.

Dokumentari do të tregojë me detaje që nga fillimi sesi lindi kjo dëshirë e saj, e deri tek protestat masive ndërkombëtare që u zhvilluan në mbarë botën.

Klan Plus