Të hënën nisin vlerësimet e objekteve te “Astiri”

Të hënën nisin vlerësimet e objekteve te “Astiri”

15:40 23/11/2018

Ditën e hënë, grupi i inxhinierëve do të nisë vlerësimin e financiar të objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, nga segmenti i Pallatit me Shigjeta deri te rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja. Autoriteti Rrugor u bën thirrje banorëve që të mirëpresin këto grupe në mënyrë që të miratohet sa më shpejt vendimi i qeverisë për marrjen e parave të shpronësimit.

“Ditën e hënë të mirëpresin grupet e punës së inxhinierëve që janë bërë publike në media, për të bërë vlerësimin real dhe korrekt të banesave në prani të tyre. Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë.”

Sipas Autoritetit Rrugor, deri më sot janë pritur dhe sqaruar 60% e qytetarëve shtëpitë apo bizneset e të cilëve preken nga ky projekt ndërsa gjysma e banorëve që kanë titull pronësie kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë.

“Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes.”

Në një sqarim zyrtar, Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt nuk do të jetë i gjatë vetëm 2.3 kilometra, por do të ketë edhe korsi këmbësorësh, makinash dhe trotuare, të cilat bëjnë që në total të jenë 7 kilometra. 75% e vlerës së projektit e merr mbikalimi, çka bën sipas këtij institucioni, që kosto e rrugës të jetë 2.2 milionë euro për kilometër dhe jo 18 milionë siç thotë opozita.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi