Turizmi malor është ai që po kërkohet më së shumti së fundi nga turistët e huaj që zgjedhin në vizitojnë Shqipërinë. Nga Valbona, një prej bukurive më të mëdha shqiptare, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se turistët duan të shikojnë malin e Korabit, të shkojnë në Tomor apo Shkodër.

Ai tha se

“Shqipëria ka disa pole turizmi të cilat duhen të administrohen më mirë, pasi realisht prodhohet më shumë ekonomi dhe më shumë punësim”.

Teksa Valbona pritet të shtojë kapacitetet pritëse për turistët, Ministri Klosi u ndal tek nevoja për ofrimin e një shërbimi të specializuar. Tashmë ministria ka certifikuar edhe udhërrëfyesit e parë turistikë, që do të shoqërojnë  turistët në udhëtimet e tyre.

Tv Klan