Një ide e çmendur për të jetuar në Mars është dhënë nga sipërmarrësi, filantropi dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, Elon Musk. Kompania e tij “Tesla dhe Space X” ka ndërmend të bombardojë planetin e kuq me armë bëthamore për ta bërë atë të banueshëm.

Edhe në rrjetin social ‘Twitter’, Musk e ka deklaruar këtë dëshirë. Sipas ‘Forbes’, ai ka si qëllim kryesor shpartallimin e kapakëve polarë të akullit, që të mund të lëshohet mjaftueshëm dioksid karboni, për të krijuar një efekt serë që i kthen temperaturat ekstreme të Marsit në normale dhe të përballueshme për jetesë. Sipas Musk, shpërthimi bërthamor do ta bëjë të banueshëm Marsin, planetin e dytë më të vogël në sistemin diellor.

Por, rezultatet dhe teknologjia në dispozicion nuk e favorizojnë shumë teorinë e Musk. Ekspertët e NASA-as e shohin pranë fiction-it jetesën në këtë planet.

Klan Plus