E quan detyrë, që eksperiencën e saj t’ua transmetojë zërave të rinj të muzikës operistike shqiptare.

Ermonela Jaho nuk di të ndalet, kur bëhet fjalë për të vënë gurin e saj në ndërtimin e një karriere të suksesshme te këta të rinj, që synojnë të kapërcejnë skenën e Tiranës.

Në tre ditë mësimdhënie në Teatrin e Operas dhe Baletit, rikonfirmohet e dhëna se vendi ynë i vogël, prodhon zëra të mëdhenj, mjafton që t’u jepet mundësia e edukimit të duhur.

Dhe çelësi që i lejon këngëtarit lirik të shfrytëzojë gjithë potencialin e tij është tenika që zgjedh artisti për të shkuar të publiku i tij.

Kjo devotshmëri e bën Ermonela Jahon, një nga sopranot më të njohura të skenave botërore.

Prej fillimit të Marsit, emri i saj është në konkurim mes artistëve të përzgjedhur nga bota për çmimin “International Operas Awards” i barazvlefshëm me Oscar -ët.

Çmimi, ku i ftuar është të votojë i gjithë publiku, në faqen zyratare të

operaawards.org

, do të shpallet më 15 Maj.

Tv Klan