Të prekurit nga tërmeti, Rama: Do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë

Të prekurit nga tërmeti, Rama: Do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë

12:39 19/02/2020

Një tjetër familje e dëmtuar prej tërmetit të 21 Shtatorit hyri në banesë të re këtë të mërkurë. Ishte kryetari i qeverisë, Edi Rama i cili i dha çelësin e shtëpisë së re të zonjës së familjes Myftari në Sauk të Tiranës.

Kjo familje mbeti në qiell të hapur ga tërmeti i 21 Shtatorit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ripërsëriti se të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i 26  Nëntorit do të hyjnë në banesa të reja.

Fillimisht do të sistemohen banorët e fshatrave, ndërsa më pas qytetet. “Ata do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë”, tha Rama.

“Të gjithëve do u bëhen, një për një. Një për një të gjithëve. Këta që janë në fshat, janë ata që janë më keq se rrinë në çadër sot. Nuk e lënë dot tokën aty. Atyre të parëve do t’u bëjmë shtëpi. Ata do të hyjnë në shtëpi brenda vitit ose do të jenë duke parë shtëpinë brenda vitit që të mos flasim. Pastaj avash-avash të tjerët, se këta të qytetit duan projekte të mëdha. Ata do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë”, tha Rama./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi