Prej 4 vitesh në spitalet e veriut të Greqisë kurohen edhe të sëmurët nga veshkat. Ata kanë nevojë të paktën 3 herë në javë për dializë. Ky proces është filtrimi i gjakut kur veshka nuk arrin t’a realizojë më atë. Pa dializë, pacienti fryhet dhe vdes. Midis Ministrisë sonë të Shëndetësisë dhe asaj të Greqisë është një marrëveshje për kurimin falas të dhjetëra pacientëve. Në këtë listë janë përfshirë dhe 40 të sëmurët me azotemi.

Ndërkohë prej mëse një jave atyre u kërkohet t’a bëjnë me para këtë kurim. Në një vit pacientët duhet të shpenzojnë të paktën 10 mijë dollarë. Meqë nuk kanë para ata kanë filluar të kthehen. Njëri prej tyre shprehet se nuk është njerëzore as e hijshme që ministria jonë të mos interesohet për ta.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka komunikuar me honologun grek për këtë problem. Kolegët helenë kanë sqaruar se Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj ka nxjerrë më 13 korrik një vendim që ndalon spitalet të kurojë emigrantë pa dokumenta. Ndërkohë që përjashtim bëhet vetëm për ata që janë në gjendje shumë të rëndë./tvklan.al