Dy shqiptarë janë arrestuar dhe tre të tjerë janë në kërkim gjatë një aksioni të policisë greke në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Igumenicës.

Sipas mediave fqinje, banda prej 5 personash kryente vjedhje dhe grabitje prej disa kohësh në fshatrat grekë përgjatë kufirit.

Gjatë aksionit të policisë, shqiptarët qëlluan me armë në drejtim të efektivëve në mënyrë që t’i shpëtonin arrestimit.

Nga të shtënat me armë, shtypi grek shkruan se mbeti i plagosur një agjent policie, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të arrestuarit janë 46 dhe 16 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Ndërsa tre të tjerë mundën të largoheshin.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e këtyre të fundit. Në këto kërkime është angazhuar edhe policia shqiptare.

Policia greke thotë se banda e shqiptarëve grabiste bagëti e kafshë të tjerë në fshatrat përgjatë kufirit dhe më pas i shiste në Shqipëri. / tvklan.al