Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë.
Mësohet se të shtënat në ajër erdhën pas një sherri mes 4 personave në afërsi të një lokali.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Sipas policisë, 4 personat e përfshirë në konflikt nuk janë identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri. /tvklan.al