Gjendet i plagosur në oborrin e shtëpisë 70-vjeçari

Posta

Gjendet i plagosur në oborrin e shtëpisë 70-vjeçari

13:20 21/08/2019

Një i moshuar është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 13:10, në oborrin e banesës në Bushat, Shkodër.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 70- vjeçar me inicialet P.D, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT