Kompania amerikane “Motorola” po përgatitet që të nxjerrë në shitje gjeneratën e dytë të telefonave “Razr”, pavarësisht problemeve që pati me ekranin gjenerata e parë.

“Android Authority” raporton se ky model pritet të dalë në shitje përpara fundit të këtij viti, me gjasë në muajin Shtator.

Gjenerata e dytë e “Motorola Razr” do të dalë në treg me parametra të reja. Ekspertët thonë se modeli i ri do të ketë një procesor të ri, do të jetë me 8GB Ram dhe memorie të brendshme 256 GB. Thuhet gjithashtu se do të ketë përmirësime edhe bateria. Ky model do të vijë me teknologjinë e re të rrjetit 5G.

Gjenerata e parë e rimodeluar e “Motorola Razr” u hodh në treg për herë të parë në Nëntor 2019 me një ekran që paloset me madhësi 6.2 inch. /tvklan.al