Pas situatës së rëndë të krijuar me molotovë, protestuesit para bashkisë së Tiranës nuk janë ndalur.


Edhe pse forcat policore janë rreshtuar para godinës, disa protestues po tentojnë me forcë të shkatërrojnë rrethimin e hekurt. Mes tyre shihet edhe Flamur Noka i PD, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Siç raporton gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, ata kërkojnë të futen brenda bashkisë së Tiranës./tvklan.al