Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal u shkrumbua gjatë natës në fshatin Hormove të Tepelenës. Për pasojë prona e shtetasit R.E është dëmtuar e gjitha. Zjarri ka rënë në ambiente e brendshme, ku janë djegur tavolinat dhe karriget.

 Sipas uniformave blu, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme megjithatë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al