Tërmet i fortë në SHBA

Tërmet i fortë në SHBA

22:46 04/07/2019

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 150 kilometra në veri të Los Angelos. Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA, tërmeti ka qenë 6.4 ballë.

Lëkundjet sizmike zgjatën për disa sekonda. Pas këtij tërmeti, u regjistruan edhe katër tërmete të tjerë me magnitudë 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2. Nga tërmeti i fortë janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale, por nuk ka raportime për persona të lënduar.

Aeroporti ndërkombëtar i Los Angelos njoftoi se nuk pati asnjë dëmtim në pistë dhe fluturimet vijojnë normalisht. Lëkundjet sizmike që goditën Kaliforninë ishin ndjerë deri në Las Vegas. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT