Dhjetëra të zhdukur nën rrënoja

Këto janë momentet kur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga dy lëkundjeve të fuqishme të tokës që goditën ishujt veriorë të Filipineve, shpëtohen njerëz.

8 persona humbën jetën, 60 të tjerë u plagosën e me dhjetëra rezultojnë të zhdukur nën mbetjet e ndërtesave të shkatërruara. Lëkundja e parë e fuqishme ndodhi rreth orës 4:15 të mëngjesit me orën lokale me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter. Katër orë më vonë toka u lëkund sërish, edhe më fuqishëm me një magnitudë 5.9. Epiqendra u regjistrua në ishujt Batan, ku shumica e ndërtesave janë shkatërruar e dëmtuar rëndë.  Në këto pamje duken momentet e rrënimit të një kishe të ndërtuar në shekullin e XIX.

Edhe ushtria është në ndihmë të operacioneve të shpëtimit. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet një zonë tepër aktive sizmike si Filipinet. Në prill të këtij viti, një tjetër tërmet i fuqishëm goditi ishullin verior Luzon duke i marrë jetën 18 personave e plagosur mbi 200 të tjerë.

Tv Klan