Terroristët e dyshuar për sulmet e Brukselit kanë pranuar se ishin duke planifikuar një sulm të ri në Francë. Lajmi është bërë i ditur nga prokurorët belg, pas marrjes në pyetje të të arrestuarit të fundit Mohamed Abrini. Ai ka deklaruar para prokurorëve se grupi kishte vendosur të kryejë sulme në Bruksel, pas arrestimit të shokut të tyre Salah Abdeslam.

Ai gjithashtu ka pranuar se ishte sulmuesi i tretë gjatë sulmeve në aeroport. Sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris shkaktuan mbi 130 viktima. Nga ana tjetër 32 persona u vranë nga sulmet në aeroport dhe tek stacioni i metrosë në Bruksel më 22 mars. Të dyja sulmet janë marrë përsipër nga Shtetit Islamik me qendër në Siri dhe Irak./

tvklan.al

Burimi: BBC