Khalid Masood, terroristi që vrau brenda 3 minutave 3 persona dhe plagosi 50 të tjerë, mendohet se ka vepruar i vetëm në sulmin e së mërkurës në zemër të Londrës.

Detajet dalin nga hetimet e deritanishme të autoriteteve londineze të cilat shtuan se nuk ka të dhëna për planifikim të sulmeve të tjera terroriste në Britani.

Ngjarja e rënde u mor përsipër nga “Shteti Islamik” por ende nuk është gjetur ndonjë e dhënë që Khalid Masood t’i përkasë ndonjë celule terroriste në Londër.

11 persona u arrestuan gjatë javës se kaluar por 9 prej tyre janë liruar, ndërsa një 58-vjeçar, i cili u arrestua në Birmingham në mëngjes pas sulmit mbetet në paraburgim. Po kështu edhe një grua 32-vjeçare mbetet e arrestuar. Detaje për dy të arrestuarit nuk janë bërë ende publike.

Edhe pse deri më tani hetimet sugjerojnë se Masood ka vepruar i vetëm, autoritet janë të vendosura të kuptojnë nëse ai ishte një individ i frymëzuar nga propaganda terroriste apo ka qenë i mbështetur dhe drejtuar nga militantët e ISIS./ TV KLAN