Test para Europianit të U-19

Test para Europianit të U-19

17:32 15/03/2018

Në “Roza Hazhiu” të Lushnjës kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve do të luajë dy ndeshje miqësore me moshatarët nga Kazakistani. Trajneri Erjon Bogdani, po kërkon të konsolidojë grupin e futbollistëve që do ti shërbejnë për kualifikueset e evropianit.  

“Këto dy ndeshje me Kazakistanin do më shërbejnë për kualifikueset në Tetor”.

Në muajin Tetor në Shqipëri do të zhvillohen edhe kualifikueset grupit të 8 të e Europianit të U-19. Ndeshje të vështira për teknikun, por objektivi është kualifikimi.

“Në kualifikuese edhe pse kemi ndeshje të vështira në Ukrainë, Norvegji, Sllovaki do kërkojmë të kualifikohemi”.

Lojtarët e datëlindjes 2000 janë shumë premtues për trajnerin Bogdani, i cili gjithsesi këshillon që ata duhet të jenë sa më aktivë në klubet e tyre për të merituar kombëtaren.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori