Balluku: Brenda marsit përfundojnë punimet e nisin fluturimet

Ky ishte testimi i parë i fluturimeve në aeroportin e Kukësit, i cili shkoi sipas planit dhe me sukses.

Me anë të këtij testimi u kontrolluan dhe rrymat e ajrit e kushtet e tjera teknike.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se punimet në aeroportin e Kukësit po ecin me ritme të shpejta

“Punët këtu kanë pasur me të vërtetë një ecuri shumë të shpejtë. Patëm dy ulje të avionit të provës në pistën e Kukësit, ditë e shënuar për ne. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, tha Balluku.

Rreth 80% e punimeve në terminal kanë përfunduar, ndërsa gjithë punimet në kantier përfundojnë brenda marsit, për t’i hapur rrugë nisjes së fluturimeve.

Aeroporti i Kukësit ka një hapësirë prej 512 mijë metra katrorë, me pistë 1900 metra të gjatë dhe gjerësi 45 metra.

Ky aeroport do të ofrojë çmime low cost për përdoruesit e tij.

Klan News