Durrsakët më të karikuar se kurrë, në “Niko Dovana” rikthehen tifozët

Teuta është gati për të debutuar në UEFA Champions League. Kampionët e vendit zbresin sot në fushë, në orën 19:00 në “Niko Dovana” ku do sfidojnë moldavët e Sherifit të Tiraspolit. Trajneri Edi Martini do e ketë grupin e plotë për këtë sfidë, ndërsa bashkë me emocionet dhe himnin e Champions, në Durrës do rikthehen edhe tifozët.

Rreth 30% e kapacitetit të stadiumit do jetë e mbushur me mbështetës kryesisht durrsak, të cilët kërkojnë ta kthejnë në një festë të vërtetë këtë 90 minutësh.

Teuta shpreson të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje për të qënë e favorizuar për duelin e kthimit në Moldavi një javë më pas.Optimizmi në kampin e ekipit të Martinit është i lartë dhe kjo duket se do ndikojë pozitivisht në ndeshje.

Klan News