Durrsakët mposhtin Laçin 1-0, Vllaznia e Partizani bëjnë paqe

Teuta ka marrë kreun e Kategorisë Superiore. Durrsakët mposhtën 1-0 Laçin në “Niko Dovana”, për t’u ngjitur në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve.

Dejvi Bregu shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 78-të, por që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët “djemve të detit”.

Teuta përfitoi nga ndalesa e Vllaznisë, 0-0 ndaj Partizanit për të marrë kreun, duke qëndruar në kuotë të njëjtë pikësh, 46 me shkodranët.

Në Loro Boriçi u zhvilluar një sfidë pa shumë histori, me dy skuadrat tentuan për të marrë maksimumin, gjithsesi gabuan në momentet finale, duke ndarë pikët.

Tashmë Laçi e Partizani mbajnë pozicionet 3 dhe 4 me 44 pikë.

Klan News