Teuta mund Goga Basket – TV KLAN

Teuta mund Goga Basket

Titulli vendoset në finalen e pestë

Titulli kampion në basketboll për meshkuj do të vendoset në finalen e fundit.

Teuta barazoi në 2 – 2 ndeshjet me Goga Basket pas fitores së arritur mbrëmjen e së mërkurës në Durrës. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund dhe që përfundoi me rezultatin 81 – 71. Teuta kryesoi gjatë të gjithë kohës në përballjen e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Takimi i fundit final do të luhet të dielën në Xhafzotaj. Nëse triumfon Teuta do të jetë një rikthim te titulli pas 64 vitesh, ndërsa për Goga Basket do të ishte i pari.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*