Thellohet skandali me projektligjin e struktures së posaçme antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar, i njohur si ligji i Spakut, neni 13 i të cilit cënon pavarësinë e medias, duke tentuar të vendosi një censurë mbi to.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Petrit Vasili, pas reagimit të ashpër që shkaktoi ky nen mes shoqatave të gazetarëve,  zbulon për Tv Klan se në draftin që komsioni i posaçëm miratoi në datën 6 Korrik, në nenin ku përcaktohet pavarësia e prokurorëve të posaçëm nuk ekziston paragrafi i shtuar në draftin e ri që i’u shpërnda anëtarëve të komisionit pasditen e të martës.

Këtë fakt e pohon dhe nënkryetari i komisionit Oerd Bylykbashi.

Ja çfarë përcakton neni 15 i draftit fillestar, i cili në projektligjin që aktualisht është në komsionin e Reformës në Drejtësi renditet si neni 13. Në asnjë rresht të tij nuk parashikohen dënime të gazetarëve për “influencë të papërshtatshme” ndaj prokurorëve të posaçëm.

1.Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë të pavarur nga çdo prokuror tjetër, përfshirë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

2. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk mund t’i udhëzojë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për thelbin e hetimit apo themelin e asnjë çështje.

3. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme, apo gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ka prova se prokurori apo gjykatësi është i korruptuar, mbështet një organizatë kriminale, apo ka kryer një tjetër vepër penale brenda kompetencave të Prokurorisë së Posaçme.

4.Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtojnë punonjësit e Prokurorisë së Posaçme dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë saj, përsa i përket hetimit dhe çështjeve të ndjekura prej tyre.

Vetë Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa, pranon se shqetësimi i shoqatave të gazetarëve është i ligjshëm.

Shqetësimit të gazetarëve i’u bashkohet dhe anëtari tjetër opozitar i komisionit, Fatmir Mediu, që ngre 2 pikëpyetje për arsyet që çuan në këtë skandal të zbuluar nga vetë shoqatat e gazetarëve.

Të gjithë anëtarët e komisionit janë të sinkronizuar në qëndrimin e tyre që neni duhet të rishkruhet.

Por kush e hartoi paragrafin 3, të nenit 13 të ligjit të spakut.

Në reagimin e tyre shoqatat e gazetarëv e cilësuan këtë nen si një tentativë për të vendosur një censurë të re ndaj lirisë së medias, përmes një akti selektiv, që vendos në rrezik demokracinë dhe tenton të rikthejë kohën, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë.

Tv Klan