Sulmuesi humb finalen e Botërorit, në dyshim në Champions

Skuadra e Bayern Munich i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për finalen e Botërorit të Klubeve ndaj meksikanëve të Tigres. Por një lajm i fundit ka turbulluar ujërat në skuadrën gjermane. Sulmuesi i Bayern, Thomas Muller ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke u vendosur menjëherë në izolim.

Përveçse do të humbasë takimin e sotëm ndaj meksikanëve, Muller do të mungojë edhe në takimin e parë të Bayern në Bundesligën gjermane, të hënën ndaj Arminia Bieleld.

Gjithashtu, në rrezik për Muller është ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Lazios më 24 Shkurt. Sulmuesi gjerman bëhet kështu futbollisti i tretë pozitiv me koronavirus, pas Javi Martinez dhe Leon Goretzka.

Klan News