Në St Jakob-Park të Baselit, aty ku skuadra vendase do të ndeshej me Zyrihun, futbollin e la në hije performanca e tifozërisë së Baselit. Pak minuta para fillimit të ndeshjes, në tribunën e ultrasve nisi të shpalosej një banderolë gjigande e cila fillimisht u duk si një vizatim i rrëmujshëm me dy ngjyra, të kuqe dhe blu.

Por tifozët kishin menduar t’i ofronin të gjithë publikut syze 3D për ta shijuar atë që quhet koreografia e tyre. E titulluar “shkëlqim dielli dhe shi”, brenda saj ofrohen dy imazhe. Ajo e futbollistëve të Baselit të përqafuar si për të nënkuptuar një gëzim fitoreje, por nga ana tjetër edhe lojtarët e ulur në fushë të dëshpëruar pas një humbjeje.

Temperaturat e ulëta dhe moti me reshje i një dite më parë nuk u ndje, teksa tifozët i treguan edhe një herë skuadrës se do të ishin në mbështetje të tyre në çdo situatë. Sa për kronikën e ndeshjes, ajo u fitua 2-0 nga Baseli.

Tv Klan