Parrulla kundër drejtuesve dhe futbollistëve

Një pjesë e tifozerisë së Juventus shfaqi indinjatën ndaj futbollistit pas largimit të tij nga klubi me nisjen e këtij sezoni, ndërsa duket se një prej grupimeve ultra i quajtur “Viking” e ka inatin me bordin drejtues.

Rezultatet pas dy ndeshjeve të para por më së shumti loja pa bosht e skuadrës se drejtuar nga Allegri. Pakënaqësia u pa edhe tek kapiteni i skuadrës, kur ia shprehu atë trajnerit.

Juvenstus tregoi se nuk është skuadër dhe tifozët nuk e fshehin zhgënjimin e tyre. Sic raportojnë mediat italiane mbrë mjen e djeshme janë shfaqur dy parrulla në rrethimin e stradumit Allianz.

Të dyja godasin presidentin agnelli dhe drejtues të tjerë të klubit si dhe vetë futbollistët që konsiderohen kukulla në fushën e lojës.

Trajneri allegri ka shumë punë për të bërë, jo vetëm në plotësimin e boshllëkut të lënë nga Ronaldo, si në fushë edhe në marketing, por edhe për të mbledhur grupin e futbollistëve dhe t’u japë atyre formën e një skuadre, pasi tek Juventus u rikthye për të vazhduar punën ku e kishte lënë me trofe në kampionat dhe me shpresën edhe në Europë.

Tv Klan