Misioni për të realizuar tiramisunë më të gjatë tashmë ka përfunduar. Janë pastiçierët milanezë ata që ia kanë arritur qëllimit. Tiramisuja e cila është 303 metra e gjatë u nda në 15 mijë racione. Kështu është thyer edhe rekordi i mëparshëm Guinness, që ishte vendosur më parë me një ëmbëlsirë rreth 266 metra.

Pastiçierët realizuan ëmbëlsirën në mbi 80 tavolina, me përbërësit: 500 kg maskarpone, 65 kg kakao, 60 kg të verdha veze dhe 70 të bardha, 300 litra kafe dhe 65 kg sheqer. Porcionet, pas matjes zyrtare për të vendosur rekordin, ju shpërndanë publikut. Kjo ëmbëlsirë është krijuar në vitet ’50 në një restorant në Udine.

Klan Plus