Tirana mbetet ekipi më i suksesshëm shqiptar në Champions League, përfshi formatin e vjetër Kupa e Kampionëve.

Bardheblutë që nuk marrin pjesë në këtë turne prej sezonit 2009-2010 renditen të në vendin e 138, duke rënë 6 vende në këtë klasifikim. Tirana numëron 13 pjesëmarrje, por ecuria e Skënderbeut në vetëm 5 sezone po kërcënon ekipi kryeqytetas.

Skuadra korçare është 159 në klasifikimin e fundit të UEFA-s, një ngjitje prej 57 pozicionesh po ta krahasojmë me atë të 2 viteve më parë. Partizani është i 199. Të kuqtë zëvendësuan Skënderbeun pas përjashtimit nga UEFA në turin e dytë kualifikues të Champions League, duke kaluar Ferencvaros dhe më pas u eliminua nga Salzburg.

Falë kësaj paraqitje është rritur me 20 vende në renditje. Vllaznia është 266, Dinamo e 271, Flamurtari i 351 dhe Elbasani i 384. Ky klasifikim udhëhiqet nga Real Madrid, i ndjekur nga Bayern Munchen dhe Barcelona./ TV KLAN