Tirana ende e pasigurt për mbijetesën

Tirana ende e pasigurt për mbijetesën

19:30 18/05/2019

Ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore janë luajtur të gjitha në orën 16:30, por projektorët e vëmendjes ishin përqëndruar në kryeqytet në sfidën për mbijetesë mes Tiranës dhe Kastriotit.

Sfida që pritej të përcaktonte se kush do të shoqëronte Kamzën në kategorinë e dytë dhuroi shumë raste, por përfundoi me rrjeta të paprekura.

Tirana goditi edhe shtyllën, ndërsa Kastrioti kaloi në avantazh në minutën e 76-të, por goli u analua nga gjyqtari maqedonas për pozicion jashtë loje.

Me këtë rezultat Tirana gjendet ende në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa vetëm 2 më pak numërojnë krutanët. Në javën e parafundit, Tirana do të përballet me Teutën në Durrës, ndërsa Kastrioti do të luajë me Laçin.

Në ndeshjet e tjera Teuta mundi 2-0 Partizanin e shpallur kampion që kishte aktivizuar lojtarë të rinj. Durrsakët siguruan kështu një vend në Kupat e Europës.

Në Kamëz, Skënderbeu mposhti me rezultatin e pastër 3-0, Kukësin duke shpresuar për një vend në Europë ndërsa Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit.

Ndërsa Luftëtari me fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës siguroi qëndrimin në Superligë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT