Tirana fitoi derbin, Egbo: U futëm në fushë si ushtarë, jo si gjeneralë

Tirana fitoi derbin, Egbo: U futëm në fushë si ushtarë, jo si gjeneralë

19:17 14/12/2019

Një sukses i kërkuar prej gati 6 vitesh nga bardheblutë dhe i arritur në çastet e fundit.

Fitorja 2 – 1 me Partizanin në ‘Air Albania Stadium’, duke sjellë gëzimin e mijëra tifozëve. Trajneri Emanuel Egbo tregoi pse u arrit triumfi ndaj rivalit të përjetshëm.

“U futën në fushë si ushtarë dhe jo si gjeneralë”.

Një ndeshje e luftuar dhe e fituar veçanërisht falë mesfushës, pasi golat erdhën nga lojtarë të këtij roli. Idriz Batha, i cili ka kaluar disa sezone me Partizanin, ky derbi u vendos nga besimi që kishte skuadra.

“70 % e stadiumit priste që të shpartalloheshim, por duke vendosur zemrën në fushë është vështirë që ekipet të na kalojnë kollaj”.

Një humbje që djeg, por për trajnerin Franco Lerda duhet menduar për ndeshjen e radhës.

“Gabuam në fund dhe nëse gabon në të tilla momente kundërshtari mund ta shfrytëzojë dhe kështu ishte. Të humbësh në fund është bukur. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen që na prêt”.

Në javën e 16, Tirana do të presë Flamurtarin, ndërsa Partizani do të luajë me Teutën në Durrës.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi