Egbo: Kundërshtarët i vlerësojmë njësoj

Tirana do të luajë ndaj Teutës të hënën në Durrës. Bardheblutë numërojnë 13 fitore në 14 ndeshjet e fundit në kampionat me kundërshtarë të lehtë dhe të vështirë në letër ku sipas trajnerit Emanuel Egbo duhen vlerësuar të gjithë njëlloj.

“Tirana i merr të gjithë kundërshtarët njësoj si në vendin e fundit dhe ata që na ndjekin. Ne nisemi si të barabartë”.

Skënderbeu – Laçi është një ndeshje për zonën europiane. Vendasit numërojnë 6 fitoret janë radhazi dhe për Ilir Dajën do të duhet shumë punë për të vijuar me këtë ritëm ndaj krubinasve.

“Nëse duam të vazhdojmë me rezultatet pozitive duhet të jemi të kujdesshëm, pasi Laçi është një ekip i ekulibruar në të dy fazat”.

Në takimet e tjera të javës së 29 veçohet edhe Kukësi –Flamurtari.

Tv Klan