Një djalë i ri është gjetur i vdekur në tualetin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:25 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Sipas policisë, viktima është një 22-vjeçar me iniciale J.B. Ai u gjet pa jetë nga gjyshja e tij brenda në vaskë. Sipas të dhënave paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili nisi punën për të zbardhur shkaqet.

/tvklan.al