untitledNë ambientet e një qendre interneti dhe lojërash për fëmijë në Kashar, mbrëmjen e së shtunës është regjistruar një ngjarje e pazakontë, ku banorë dhe fëmijë që ndodheshin në të, pretendojnë se forcat e policisë së komisariatit nr.6, disa prej tyre civilë dhe disa të tjerë të maskuar, kanë ushtruar dhunë dhe terror, pa dhënë asnjë arsye.

Episodet e dhunës u konfirmuan dhe nga një klient i këtij lokali, i cili gjithashtu tregon se është dhunuar dhe për këtë, ai ka bërë edhe denoncimin përkatës.

Për pronarin e këtij lokali, mënyra se si policia ka vepruar dhe dhuna e ushtruar i kanë dëmtuar rëndë biznesin dhe thotë se do t’a ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.

Drejtues të policisë së Tiranës, për Televizionin Klan pranuan se mund të ketë patur shkelje dhe se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është i gatshëm të hetojë.