Grupimi “Tirona Fanatics” protestuan edhe një herë në dyert e Bashkisë së Tiranës, aksionere në minorancë e klubit bardheblu.

Tifozët kërkuan të mërkurën sërish zgjidhjen e krizës që po kalon ekipi i futbollit, që zbriti një kategori më poshtë. Ata nuk duan më presidentin Refik Halili, të cilin e shikojnë si shkaktarin për gjendjen e krijuar.

Mbështetësit bardheblu mbanin në dorë edhe portretet e lojtarëve të së kaluarës. Tirana nuk ka nisur ende përgatitjet për “Europa League”, ku merr pjesë si fituese e Kupës së Shqipërisë.

/Tv Klan