Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla ishin dy lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes Sassuolo-Inter. Titullarë me skuadrat e tyre, të dy patën paraqitje shumë të mirë. Saassuolo fitoi 1-0 por Kristjan Asllani u vlerësua me notën më të lartë 7.5, ndërsa Marash Kumbulla me notën 7.4 duke bllokuar në disa raste mundësitë e Inter për të shënuar.

Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani u rikthyen edhe duke lënë pas dëmtimet. Arbër Hoxha i Dinamo Zagreb shënoi golin e parë në kampionatin kroat sfidën kundër Rijeka. Sulmuesi kuqezi që debutoi me kombëtaren shqiptare në miqësoret e Marsit u aktivizua në minutën e 87 dhe shënoi golin e fitores. Dinamo Zagreb është shumë pranë titullit kampion.

“Ishte ndeshje e fortë, por treguam karakter dhe arritëm të fitonim. Ky gol do të më motivojë për të ardhmen. Kemi edhe 3 ndeshje deri në fund të sezonit. Kemi shpresa për të fituar kampionatin.”

Rey Manaj dha asist për golin e vetëm të Sivasspor ndaj Galatasaraymanaj shënoi edhe vetë por goli u anulua pasi sulmuesi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje. Skuadra e tij e humbi ndeshjen 6-1.

Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren e thellë 4-2 të skuadrës së tij Sparta Prague ndaj Slovacko duke dhënë asistin e golit të tretë të shënuar nga Haraslin. Pothuajse të gjithë kuqezinjtë ishin titullarë me skuadrat e tyre në kampionatet europiane.

Tv Klan