Aktori Tom Cruise ka bërë një familje shumë të lumtur pasi zbriti me helikopter në kopshtin e shtëpisë së tyre. Cruise tashmë 59-vjeç ishte duke xhiruar filmin Mision Impossible. Familjes në fjalë u ishte komunikuar se një person i famshëm do të zbriste në kopshtin e tyre pasi aeroporti ishe i mbyllur përkohësisht.

Familja është entuziasmuar në momentin që aktori ka mbërritur, ndërkohë Tom ka lënë fëmijët e saj të bëjnë një tur me helikopter, të cilët kanë shkrepur edhe fotografi të panumërta.

“Mendova se do të ishte zbavitëse për fëmijët të shihnin helikopter në kopshtin e shtëpisë. Kur Tomi arriti ne ishim të befasuar. Ishte e pabesueshme të shikoja aktorin në oborrin”, ka thënë Alison, e zonja e shtëpisë.

Kujtojmë se përgjatë xhirimeve të Mision Imposible 7 në muajin maj, aktorit Tom Cruise i është dashur të kërkojë ndihmën e punonjësve të sigurisë, për të larguar nga sheshxhirimi i filmit aksion, disa individë që tentuan të shkatërronin ambientet ku aktori xhironte.

Klan News