Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nënsekretari amerikan i shtetit për politikën Tomas Pickering, ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri ja ka kushtuar qytetit të Durrësit. I shoqëruar nga ambasadori amerikan Josef Limpreht, ai ka vizituar së pari komandën e forcave të Komsit. Pasi ka biseduar me ushtarkët drejtues të forcave të KFORI-it, të instaluara në shqipëri Pickering ka vitiuar bazen e helikoptereëve. Ai ka parë nga afër mjetet që përdoren në këtë bazë dhe është interesuar për funksionimin e tyre. Janë vënë re masa të forta sigurie gjatë vizitës të nënsekretari amerikan i shtetit të qytetit bregdetar. Vëzhgimi i fillimit të zbatimit të projektit të fizibilitetit në portin e Durrësit, ka qënë qëllimi i vizitës së Pickering në këtë port. Ky projekt prej 200 mijë dollarësh, është financuar nga qeveria amerikane.

Ministrja e Punëve Publike Ingrid Shuli dhe drejtori I këtij porti kanë nënvizuar se investimi i kompanive amerikane është shumë i rëndësishëm. Ndërsa Pickering ka nënvizuar rëdësinë e realizimit të projektit të fizibilitetit në potin e Durrësit, veçanërisht për implementimin e paktit të stabilitetit. Pickering ka shkuar edhe në komandën e Guardia di Finanzas, për të parë gomonet e kapura nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare. Ai ka marrë informacione edhe në lidhje me trafikun e drogës të neutralizuara deri tani.

Më pas Pickering ka vizituar bashkinë e Durrësit ku ka vlerësuar projektet për ndryshimin e qendrës së këtij qyteti. Zyrtari i lartë amerikan ka ecur edhe përgjatë rrugës tregtare të Durrësit, e cila po ristrukturohet në bazë të projektit të USAID-it. Vizita në amfiteatrin e Durrësit ka përfunduar udhëtimin e nënsekretarit amerikan të shtetit Tomas Pickering, në qytetin bregdetar.

Ndërkohë sot pasdite Pickering është takuar edhe me ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Milo ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë politik midis dy qeverive tona si dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë dhe po japin për demokratizimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në shqipëri. Ndërsa Pickering theksoi se zhvillimet në shqipëri kanë tendencë në rritje. Ne do të vazhdojmë tju mbështesim edhe në të ardhmen, jo vetëm në aspektin politikë tha ai, por edhe në atë ekonomikë e shoqëror. Ndërsa përsa i përketë çështjes së Kosovës, Pickering tha se SHBA është për një shoqëri shumë kombëshe në Kosovë, ku përfaqësuesit e të gjitha nacionaliteteve të bashkëqeverisin atë. Po sot Pickering në ambjentet e ambasadës Amerikane në Tiranë ka takuar edhe kryetarin e PS Fatos Nano./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego